Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rregullorja e re: Bizneset do të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore

Postuar: 21/07/2018 - 11:10

Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti, njofton Ministria e Bujqësisë. Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), sektorit i vihej detyrë përmirësimi i  legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me vendimin e së mërkurës, qeveria synon mbrojtjen e konsumatorit duke u ofruar atyre një informacion më të detajuar për përmbajtjen e produktit, pasi sektori i sigurisë ushqimore është nga sektorët më delikatë, nisur dhe nga natyra, e cila ka një ndikim të drejtëpërdrejt në jetën e konsumatorit, ndaj dhe vëmendja dhe masat e marra nga qeveria janë shumë më drastike sesa në sektorët e tjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 11:35

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësuesit Myzo Dida, 63-vjeç i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të klasës së pestë në një shkollë të Tepelenës.

Postuar: 19/02/2019 - 11:34

Të shtunën para Kryeministrisë protesta e opozitës degradoi në dhunë fizike dhe përplasje.

Postuar: 19/02/2019 - 11:26

Pas pamjeve të publikuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku mjeku Çaush Zogu s

Postuar: 19/02/2019 - 11:15

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek Unaza e Re, pasi

Postuar: 19/02/2019 - 11:08

Të paktën 4 persona kanë rënë në prangat  e  Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa lej

Postuar: 19/02/2019 - 10:33

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin e pakthyeshëm për Irma Balliun, prokurore e

Postuar: 19/02/2019 - 10:18

Është tensionuar situata në Lezhë, teksa qytetarë dhe mbështetës të PD kanë bllokuar rrugën dhe t