BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Aktualitet

Rrëmbeu gruan nga puna dhe e dhunoi në një lokal, pranga 33-vjeçarit në Tiranë, kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes së gjykatës për bashkëshorten e tij

Rrëmbeu gruan nga puna dhe e dhunoi në një lokal, pranga

Një 33-vjeçar u arrestua në Tiranë nga forcat policore të komisariatit nr.4 pasi rezultoi se kishte marrë me forcë nga vendi i punës dhe e dhunoi në një lokal fizikisht dhe psikologjikisht. I ndaluari është shtetasi me inicialet A.Sh., 33 vjeç. Sipas policisë, ai mori me forcë gruan e tij në rrugën “Qazim Vathi”, ku ajo punonte në një subjekt privat. Përveç akuzave për dhunë dhe rrëmbim, A.Sh. rezulton se ka thyer urdhrin e mbrojtjes që Gjykata e Tiranës i ka dhënë bashkëshortes së tij për t’u mbrojtur prej tij. Ndaj A.Sh. rëndojnë akuzat për kryerje të veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. “I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’. Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën ‘Qazim Vathi’, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.