BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Rrëmbyen grekun dhe i vodhën 1.3 milionë euro, 3 personave në Fier u sekuestrohen 4 apartamente dhe një makinë luksoze

Rrëmbyen grekun dhe i vodhën 1.3 milionë euro, 3 personave

Katër apartamente dhe një makinë që kushton rreth 200 mijë euro u është konfiskuar dje, tre personave në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se kjo pasuri është siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Sipas policisë, 3 apartamentet janë në qytetin e Durrësit, në lagjen 13. Konkretisht 1 apartament e ka në pronësi Çerciz Agallija, 2 Klodjan Lamaj dhe 29-vjeçari Mariglen Hamataj përveç apartamentit në po të njëjtën lagje me shokët e tij, ka edhe një makinë në vlerën e 200 mijë eurove. Burime gjithashtu nga policia bëjnë me dije se konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta 3 të rinj pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Historia e kësaj veprimtarie kriminale përkon me vitin 2011 ku Agallija, Lamaj dhe Hamataj kanë rrëmbyer një shtetas grek, me qëllim përfitimi, i cili mësohet se ka qenë pronar i një shoqërie tregtare private, sikur të mos mjaftonte me kaq, të rinjtë u kanë vjedhur edhe familjarëve të tij një shumë prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Duke iu referuar shkrimeve të bëra në atë kohë në media, apartamentet mësohet të jenë blerë në datat 13-20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë marrë, përmes pengmarrjes, shumën prej 1.3 milionë eurosh nga ana e familjarëve të mjekut grek. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeku 67- vjeçar Manolis Karamolegos u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas, i cili pasi është rrëmbyer është dërguar në një zonë të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar. Mësohet se autorët e këtij akti e kanë lënë të lirë pengun dhe policia mundi ta marrë 67-vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.
Detaje nga ngjarja, njoftimi i policisë
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zbardhur gjithë detajet e ngjarjes. Sipas saj, katër apartamente dhe një automjet me vlerë tregu 200 mijë euro janë konfiskuar dje pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. “Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht: një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier. Dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier, një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier”,deklaron policia. Sipas policisë, konfiskimi i pronave është bërë pasi në vitin 2011 tre të rinjtë kishin rrëmbyer një grek, pronar i një shoqërie tregtare private me qëllim përfitimin. “Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro”, deklaron policia. Ndërkohë, vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta.