BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Rrëqeth shkrimtarja e njohur shqiptare, tregon përjetimet drithëruese të “Birit”: Vdekja është sovrania e një nëne që humb fëmijën! Ja pengu im i madh që më bën të qaj akoma!

Rrëqeth shkrimtarja e njohur shqiptare, tregon përjetimet

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, në rubrikën “Opinion”, foli për librin e saj “Biri”, kushtuar më të shtrenjtit të saj që nuk jeton më, djalit.

“Ishte një gërryerje e madhe, nuk e dija nëse duhej ta botoja librin apo jo. Më dukej sikur po bëja një ‘pabesi’, që merresha me një gjë që ishte aq e madhe e kishte bërë kthesë në jetën time. Kur dalë në studio, dal si shkrimtare, jo si nënë që ka nevojë t’i qahet lexuesit”, e nisi mesazhin e saj shkrimtarja.

Më tej, me fjalë rrëqethëse dhe dhimbjen që i sëmbon zemrën, shkrimtarja Açka iu drejtua të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të jenë njerëz të mirë dhe ta jetojnë jetën bukur, pasi e keqja është e pavlerë; ndërsa shtoi se një nënë që humb fëmijën e saj nuk duhet gjykuar kurrë, pasi ajo nuk i përket më kësaj bote, përcjell shkrimtarja.

“Asnjëherë nuk duhet gjykuar prindi që ka humbur fëmijën, pasi ai nuk i përket më kësaj bote. Nuk duhen gjykuar kurrë. Kam pengje, dhe pengu im i vetëm është rinia e tij. Edhe kur qaj, qaj për rininë e tij. Jeta ime është ridimensionuar. Vdekja ka marrë tjetër dimension, vdekja është sovranja ime, sepse më ka marrë gjënë më të shtrenjtë”, shtoi më tej shkrimtarja e njohur.

Intervista:
Si ndjeheni sot?
Ndjehem më e qetë, e kuptoj edhe vetë, pavarësisht atij vakumi që të krijon vepra letrare. Në rast tim ky vakuum ishte edhe më i madh, unë jam akoma në atë shtjellën e vakumit. Libri, pavarësisht se një pjesë e tij është kronologjia e fatalitetit tim, është libër për jetën.

Kam dëgjuar dhe njerëz që stepen për ta lexuar librin nga frika e përjetimit të ndarjes përgjithmonë me më të shtrenjtin, e keni ndjerë këtë?
E kam ndjerë, disa lexues më kanë shkruar madje se e kanë filluar veprën dhe e kanë lënë pa lexuar. Ajo që unë besoj se ky libër ka është se ka një lloj thyerje, një mozaik, në momentin kur unë mendoja se kisha rënë në pezmë, pikërisht aty po fluturoja. Të dish të menaxhosh dhimbjen, që ndryshon katarcapërisht jetën tënde. Libra të tillë janë të rrallë dhe bota thuajse e ka të pamundur të pranojë humbje të tilla. Në momentin që ti humb fëmijën, ti ke humbur të ardhmen time. E ardhmja ime tani është e shkuara ime.

Thonë se në libër gjen edhe shumë dashuri…
Më shkruante një vajzë e re dhe më thoshte ‘zonjë nuk e kisha lexuar librin, por e lexova dhe nëse një ditë do të bëj fëmijë, unë do të të ngjaj ty. Kjo është bibla ime’. Ai është libri im, është shumë i sinqertë. Në çdo fjalë e rresht është i sinqertë. Ndryshe nga librat e tjerë të mi, që kanë dhe stilin, këtë libër e kam lënë të rrjedh vetë, nuk ka asnjë sforcim. Aty janë 20 vitet e arta të jetës sime, vitet që m’i mbushi me frymëzim, pasion fëmija im.
Çdo nënë po të pyesësh, të re apo të moshuar, ashtu i thotë fëmijës ‘bir’, qoftë vajzës apo djalit. Kështu që kjo ishte fjala më e përshtatshme. Nuk është fjala për fëmijën tim, nuk është fare emri i tij në libër, por është një personazh që është brenda meje, është i imi. Më kujtohen fjalët e tim eti, kur thotë ‘shpirti nuk mbaron kurrë së dhëni dashur’.

Si ja keni dalë të kaloni kufirin nënë-shkrimtare, të mos e shprehni të gjithë vajin e një nëne në libër?
Çdo raport nën-fëmijë është i veçantë, raporti ynë ka qenë shumë edhe intelektual dhe kjo më ndihmoi të çaja këtë qelq të fortë të vetmisë sime. Shkrimtarja e ka vrarë shumë herë nënën në libër, në mënyrë që të mos bëhet qaramane. Unë kam thënë gjithçka çfarë ndjej unë, por duke kaluar edhe përtej, duke i transmetuar si shkrimtare.
Javët e fundit të jetës së tij shqetësimi i tij i vetëm ishte çfarë do të ndodhte me mjedisin tim, me të ardhmen time. Fëmijët në moshë të tillë, kur ndodhen para dramave të tilla, sikur fitojnë një shqisë shumë të fuqishme. Kur djali im e mori vesh që nuk kishte rrugë tjetër, përpos kësaj, për të kaluar, prapë ai mundi të vërë një balancë. Ishte ai që më mësoi si të sillem. Asnjëherë nuk duhet gjykuar prindi që ka humbur fëmijën, pasi ai nuk i përket më kësaj bote. Nuk duhen gjykuar kurrë. U mundova të vë një balancë mes dhimbjes sime dhe asaj që shkrova dhe i pari që më mësoi për këtë ishte im bir. Ishte ai që më bënte me turp. Nga ai moment kur e kuptova se po humbja minuta shumë të vyera, ndryshova dhe thashë se unë nuk jam më ‘nëna’, por shkrimtarja që ka detyra. Ajo nënë ka vdekur përgjithmonë. Libri është një gjë universale.

Keni ndryshuar botëkuptimin për jetën dhe vdekjen?
Kur shoh njerëz, edhe politikanë, që gërçiten, them sa njerëz të vegjël janë. Gjërat e bukura për mua tani kanë një tjetër sens, njerëzit duhet ta jetojnë jetën bukur. Kam pengje, dhe pengu im i vetëm është rinia e tij. Edhe kur qaj, qaj për rininë e tij. Jeta ime është ridimensionuar. Vdekja ka marrë tjetër dimension, vdekja është sovranja ime, sepse më ka marrë gjënë më të shtrenjtë. Por, deri te vdekja kemi shumë për të bërë. Lumë kush ikën atje njeri i bukur, se shohim njerëz të shëmtuar shumë rreth nesh, që na marrin frymën.