Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rreshteri i vetëm që i mbijetoi shpërthimit në Letoni bën gjestin prekës në ceremoninë e majorit Klodian Tanushi (FOTO)

Postuar: 16/05/2019 - 19:41

Dita e sotme u shpall Ditë Zie Kombëtare në nder të majori shqiptar Klodian Tanushi, i cili mori plagë të rënda pas shpërthimit të një mine në Letoni.Kujtojmë këtu se Tanushi nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra dhe se ndërroi jetë në spital.

Sot u zhvilluan dhe homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të tij. Të pranishëm ishin edhe fëmijët e mitur të të ndjerit, 14, 11 dhe 1 vjeç.

Djali i madh i Tanushit  puthi arkivolin. Por, i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Julian Kapaj.

Rreshteri Julian Kapaj është  i vetmi që i mbijetoi shpërthimit në Letoni. Mësohet se ai  ka lënë spitalin dhe ashtu me paterica ka shkuar në ceremoninë e homazheve.Kapaj i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.

Sjellim në kujtesë se Klodian Tanushi, Zarife Hasanaj, dhe rreshteri Julian Kapaj ndodheshin në një mision të NATO-s në Letoni.

I vetmi që i mbijetoi shpërthimit të minës është rreshteri Julian Kapaj, pasi Hasanaj dhe Tanushi sot janë ‘’Dëshmor të Kombit’’.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 14:18

Është zbuluar biseda e zhvilluar midis Griseldo Kusit, autorit të vrasjes së punëtorit të kondicionerit Indrit Çelaj në vilën e familjes Kusi dhe viktimës.

Postuar: 25/08/2019 - 14:08

Kokëulur dhe nervoz, kështu e pritën vendimin e masës së sigurisë 4 të arrestuarit e parë lidhur

Postuar: 25/08/2019 - 13:52

As Parisi as Amsterdami, dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe Lviv.

Postuar: 25/08/2019 - 12:50

Një aksident i rënda ka ndodhur në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Postuar: 25/08/2019 - 12:37

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Theth, pasi ka qëlluar në ajër me armë.

Postuar: 25/08/2019 - 12:01

Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë - Thanës ka pasur një fluks të lartë hyrj

Postuar: 25/08/2019 - 11:40

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për 3 të arrestuarit për