BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x
BREAKING NEWS

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, merret vendimi i fundit për të riun shqiptar

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të
x
BREAKING NEWS

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve,
x
BREAKING NEWS

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të ashpra drejt Ramës: Po ushtron gjenocid mbi shqiptarët

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të
x

Aktualitet

Rreth 1 orë në SPAK, çfarë tha ish-ministri Genc Ruli për çështjen "Partizani"

Rreth 1 orë në SPAK, çfarë tha ish-ministri Genc Ruli

“Genc Ruli është përgjigjur për mënyrën e privatizimit të këtij kompleksi dhe për procedurat të cilat janë ndjekur, pasi ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës”, bëhet me dije nga mediat.

Ruli ka qëndruar rreth 1 orë përballë prokurorëve të SPAK-ut, të cilët po hetojnë mënyrë e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Pritet që SPAK-u të thërrasë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët, për këtë çështje është thirrur në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi.

Po kështu, është thirrur në SPAK ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.