Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i autobusit me gjimnazistë në ‘Qafë-Thanë’, reagon Bashkia Roskovec

Postuar: 17/11/2018 - 17:51

Një ditë pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në Qafë-Thanë ku një autobus me gjimnazistë doli nga rruga, vjen një reagim nga Bashkia Roskovec.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bashkia tregon se në autobus ka pasur 28 nxënës dhe të rritur, ndërsa tregon se ata nuk kanë marrë dëmtime fizike të konsiderueshme.

Ky institucion sqaron se aktiviteti i nxënësve ishte me iniciativë të Bashkisë.

REAGIMI I BASHKISË
Bashkia Roskovec, sot më datë 17 Nëntor 2018, ora 16:30, pasi ka kaluar 24 orë nga aksidenti automobilistik i ndodhur dje në Qafë -Thanë, me autobusin me 28 fëmijë dhe të rritur; kur të gjithë rezultojnë pa dëmtime fizike të konsiderueshme, pasi janë kryer ekzaminimet mjekësore në spitalin Përrenjas, Librazhd dhe Fier dhe kemi komunikuar me të gjithë familjaret e fëmijëve, falënderojmë Zotin që ishte me ne në ato momente.----
Ekskursioni ishte organizuar nga Bashkia Roskovec, Qendra Social Komunitare në bashkëpunim me dy gjimnazet Roskovec dhe Kurjan, me grupin e të rinjve pjesëmarrës në projektin: “Ideja më e mirë e biznesit –Startup”. Për ketë aktivitet janë ndjekur rregullat:

– njoftimi në DAR Fier

– miratimi me shkrim nga prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në aktivitet.
Edhe një herë urojmë të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrësit e aktivitetit për kalim sa më të shpejtë të çdo pasoje fizike dhe psikologjike nga kjo ndodhi e pakëndshme gjatë këtij aktiviteti.
Falënderojmë gjithë ata qytetarë të rastësishëm që dhanë ndihmën e parë në transportin e të lënduarve; Falënderojmë stafin mjekësor në Përrenjas, Librazhd dhe Fier për ndihmën e shpejtë; falënderojmë policinë dhe gjithkënd që mbështeti në këtë ngjarje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:53

Ditën e sotme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra, ndërsa thuhet se shkak është bërë pjesemarrja e saj ne protestën e dhunshme të organizuar nga opozit

Postuar: 18/02/2019 - 18:39

Banorët e Astirit kanë dalë në ditën e 107 të protestës duke bllokuar edhe rrugën nga ku kërkojnë

Postuar: 18/02/2019 - 18:10

Shqiptarët vijojnë të jenë në lajmet e kronikës në vendet fqinje si protagonistë të trafikut të

Postuar: 18/02/2019 - 17:47

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në "Ne

Postuar: 18/02/2019 - 17:45

Policia Italiane ka zbuluar një sasi të madhe drogë prej 1250 kg të fshehur në dy kamionë të ng

Postuar: 18/02/2019 - 17:36

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike do të djegin mandatet e de