Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Rrëzohen kërkesat e Emiliano Shullazit, KLGJ kërkon gjykim nga gjyqtarët aktualë, Apeli e lë në burg

Rrëzohen kërkesat e Emiliano Shullazit, KLGJ kërkon gjykim nga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë për t’u hetuar në liri. Të pandehurit, përmes avokatëve të tyre mbrojtës, kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë për shkak se ka ndryshuar statusi i gjykatës, nga Krimet e Rënda në Gjykatë të Posaçme. Pala mbrojtëse i kërkoi gjykatës lirimin e klientëve të tyre me argumentin se gjykata duhet të rivlerësonte masën për 5 të pandehurit, 10 ditë pas krijimit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë, në seancën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor depozitoi një shkresë ku legjitimon 3 gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të vazhduar gjykimin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Disa muaj më parë sëbashku me 4 të pandehurit e tjerë dorëzuan një kërkesë në KLGJ, ku kërkonin përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se cenon paanshmërinë e procesit. “I kërkojmë gjykatës që të vendosë: Përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga znj.Saida Dollani, znj.Albana Boksi dhe znj.Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale në ngarkim të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endrit Qyqjas dhe Endrit Zelës”, thuhej në kërkesën e 5 të pandehurve të dosjes “Shullazi” drejtuar KLGJ.

Pas kësaj përgjigjeje tashmë pritet që Gjykata e Posaçme e Apelit të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe të japë një vendim të formës së prerë ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të arrestuarve të tjerë, të akuzuar për gjobvënie. Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e Shkallës së Parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Dënimi në Shkallën e Parë

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Shkalla e Parë për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqjas. Kjo vepër penale sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”.

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Ndërkohë Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule. Referuar pretencës së prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara.

Ky deklarim i dekanit, mbështet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as rektori Dhori Kule. Sipas prokurorisë, këtij të fundit, i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen. Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij u dënuan në nëntor të 2018 me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Pas 50 seancash gjykata dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal.