BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Aktualitet

Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, pushohen hetimet për 3 gjyqtarët e akuzuar për shpërdorim detyre

Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, pushohen

Gjykata e Posaçme ka pushuar dje akuzën ndaj tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre. Konkretisht është pushuar çështja për tre gjyqtarët S. Daminin, P. Aliajn dhe A. Nikollën të cilët firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin me argumentin se sipas ligjit i takon. Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, F. Xhani, S. Duçkollari, A. Dizdari dhe K. Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda më 8 shkurt vitin e kaluar rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Me këtë vendim të Apelit, ku është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, dënimi i përjetshëm ka rënë dhe Dajti është dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Vendimi u cilësua i padrejtë dhe nisi një hetim ndaj gjyqtarëve. Gjatë një operacionit në shkurt të 2019, Gjyqtari i Apelit në Vlorë, S. Damini ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e liqenit në kryeqytet. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohej pa lejen e autoriteteve. Por çdo akuzë ndaj tyre tashmë ka rënë.

Gjykimi i Dritan Dajtit
Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009 iu shmang burgimit të përjetshëm më datë 8 shkurt 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, falë vendimit të dhënë nga Kolegji i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, i përbërë nga pesë gjyqtarët e komanduar prej Apeleve të Shkodrës dhe Vlorës. Gjyqtarët vendosën të pranonin gjykimin e shkurtuar edhe pse çështja ka qenë në gjykatë prej gati 10 vjetësh dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar hetim gjyqësor të çështjes dhe vetëm në Shkallën e Parë janë zhvilluar mbi 250 seanca gjyqësore. Më datë 8 shkurt Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pohoi zyrtarisht se pesë gjyqtarët e sipërcituar kanë vendosur që në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të mëparshëm, të lehtësojnë Dajtin duke e dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie. Prej 10 vitesh, seancat gjyqësore për shqyrtimin e çështjes në ngarkim të Dritan Dajtit janë shtyrë vazhdimisht. Që prej vitit 2009, ai qëndron në paraburgim dhe me vendimin e fundit të gjykatës Dajti mund të ketë kryer një pjesë të mirë të dënimit. Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumenta policie, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese të Policisë së Shtetit.

Më të lexuarat