Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzuan projektligjin për ‘FakeNews-et’, nënkryetari i AMA-s sqaron arsyet: Duhet të verifikohen, ne nuk marrim asnjë vendim!

Postuar: 18/11/2019 - 20:32

Tre nga anëtarët e AMA-së, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme u shprehën kundër kalimit në Parlament të projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”, duke u mbështetur dhe te rekomandimet e dhëna nga BE, ku kërkohet të mos cënohet liria e mediave.

Ndërkohë, Sami Nezaj në një intervistë për FaxNews dha arsyet pse ky projekt ligj u rrëzua nga AMA.

Nezaj u shpreh se projekt ligji është kundërshtuar pasi cënon lirinë e medias. “Me këtë projekt ligj është shkelur parimi i vetërregullimit të medias së shkruar. Ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Sipas qeverisë Rama thuhet se ka një kakofoni të numrit të mediave online që operojnë në Shqipëri. Dhe është e vërtetë ka kakofoni të madh të numër të mediave online. Disa media online nuk funksiojnë.

Qeveria vendosi “ligjin” për të parandaluar lajmet e rreme ose FakeNews-et. Unë nuk dyshoj nëse një qeveri dëshiron të “luftojë” lajmet e rreme, por duhet që ti verifikojë. Në kërkim të sulmimit të Fake News, sulmohen edhe lajmet e vërteta. 

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave.”

I pyetur çfarë mendimi kanë anëtarët e tjerë të AMA-së, Nezaj u përgjigj se ata thjeshtë dhanë mendimin e tyre, por ata nuk marrin dot asnjë vendim, pasi vendimet i miraton Kuvendi.

“Sot në mbledhje u diskutua pr/ligji i propozuar nga qeveria Rama. Ne nuk marrim vendime, pasi vendimet i miraton Kuvendi. Projekt ligji është kundërshtuar gati nga të gjithë dhe jo vetëm nga ne”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 10:09

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Ambasada shkruan:

Postuar: 12/12/2019 - 09:57

Forcat RENEA kanë arrestuar sot në Gjirokastër Enrik Llukën, i cili akuzohet se ka vrarë kushërir

Postuar: 12/12/2019 - 09:52

Kërpudha Gjigante me "Tri Pjesë”, e vendosur në kopshtin e Kryeministrisë ishte një ve

Postuar: 12/12/2019 - 09:46

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës Admi

Postuar: 12/12/2019 - 09:44

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e

Postuar: 12/12/2019 - 09:37

Ditën e sotme, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vendosë për transferimet në rrethe, të

Postuar: 12/12/2019 - 09:24

Pas vendimit për të shembur 3 godina në Qytetet Studenti dhe 10 bujtina në Universitetin Bujqësor