BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Aktualitet

RRËFIMI RRËQETHËS i shkrimtarit të njohur shqiptar, tregon momentin më të dhimbshëm për të: Natën e fundit me tim bir, fola me Zotin

RRËFIMI RRËQETHËS i shkrimtarit të njohur shqiptar, tregon

Shkrimtari i njohur Zija Çela në një intervistë të gjatë për jetën , kujtoi në një mënyrë ndryshe djalin e tij Dritanin, që u nda nga jeta në vitin 2005, nëntë muaj pasi vuajti nga sëmundja e kancerit. Në atë kohë, shkrimtari me bashkëshorten shkuan në Parma të Italisë, për të kaluar muajt e fundit me djalin e tyre të vetëm.

Në këtë intervistë, Zija Çela tregon natën e fundit me Dritanin që vuante në shtrat dhe takimin siç e quan ai, me Zotin…

Ndalemi pak, si e shënjoi jetën tënde Zija, kjo ngjarje, dhe doja ta lidhja me atë takimin me Zotin që ti pate kur ishe i vogël, të tha ato fjalë që na tronditi të gjithëve…

Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik bashkëpunëtor. Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane, disa kryevepra të Dino Buzatit, Palo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.

Tani është ndarë nga jeta në moshën 36 vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali. Kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma dhe Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin. Abrahami e mori, i vuri thikën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin. Atëherë unë kam ngritur kokën dhe duke e ditur fort mirë se dash aty nuk kishte përveçse tim biri, kam ngritur kokën dhe i kam thënë: Zot, tashi, tashi merre Dritanin meqë e doke kaq shumë. Dhe me këto fjalë jam ndarë prej birit tim.

Kam parë gjithë atë javë që djelli lind këtej dhe Hëna është ala në qiell. Duket e çuditshme, sepse kozmozi ka trajketorët e veta dhe Hëna është zonja e Natës, fanari i Ditës është Dielli. Dhe pyes veten ndonjëherë: pse dalin këto? Pse thyhen rregullat e kozmosit? A mos vallë nga dëshira për ta parë njëri tjetrin? pa u përball dielli me hënën? Dhe në këtë fuqi kozmike depërton malli, malli për Dritanin. Dhe nganjëherë më duket sikur arrij të shoh sesi ndrin fytyra e tij atje te Parajsa e Zotit. Por kështu është jeta Zotit pyetje nuk i bëhen. Unë e ndjej që është brenda meje dhe pa i bërë pyetje me besim ecet përpara. Tani na ka lënë Lonën që e dua si bijën time sepse ajo nuk vuri fat tjetër, rriti fëmijet. La Kevinin djalin e vet 5 vjeç dhe vajzën 3 muajshe Livien. Ato janë dy zemrat e gjyshit.