BREAKING NEWS

"Vijojnë bisedimet në rezidencën amerikane", ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për Reformën Zgjedhore

"Vijojnë bisedimet në rezidencën amerikane", ja
x

Aktualitet

"Rrihe, por mos i lërë shenja", historia e 21-vjeçares që e mbyllën në shtëpi dhe dhunohej nga bashkëshorti edhe shtatzënë

"Rrihe, por mos i lërë shenja", historia e

“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.”

Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën , ajo u largua prej tyre. Por gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.
 
“Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha ,kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri”, tregon gruaja.
 
Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë.
 
“Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”, rrëfehet Nela.
 
Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.
 
“Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike.”
 
Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj.
 
Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje./tch