BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x

Aktualitet

Rriten me 6% pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, imazheristët, epidemiologët, punonjësit e shërbimit psiko-social dhe konvikteve, oficerët e sigurisë në sistemin arsimor parauniversitar, ja vendimi i qeverisë

Rriten me 6% pagat për mësuesit, mjekët, infermierët,

Nga 1 korriku pagat e infermierëve, mjekëve si dhe mësuesve të sistemit paraunveristar rriten me 6 %. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa lajmi u bë me dije nga ministrat e linjës. Kështu, gjatë një prononcimi për mediat nga oborri i Kryeministrisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi zbuloi se nga miratimi i këtij, përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor. “Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore. Ministrja nënvizoi se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimi trajnimi rritja profesionale dhe përmirësimi i kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj. Përveç sa më sipër, në këtë vendim përfshihet edhe rritja e vlerës së pagesës orare për orët që japin mësuesit mbi normën mësimore të miratuar me dispozitë, mesatarisht 10%”, deklaroi ministrja Kushi.

Rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Por mësuesit nuk janë të vetmit që përfitojnë nga vendimi i qeverisë “Rama 3”, pasi rritje page me 6% do përfitojnë edhe bluzat e bardha. Kështu, duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu theksoi se qeveria ka vendosur të rritë  me 6% pagat e personelit shëndetësor në të gjitha nivelet, mjekë, infermierë, imazheristë, teknikë laboratori dhe urgjentistë. “Duke filluar nga data 1 Korrik, ashtu sikurse ne e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjithë profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë, që ofrojnë shërbimet në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në atë parësor dhe atë spitalor. Gjithashtu dhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik”, deklaroi ajo.

Qeveria 15 mijë lekë shpërblim për mjekët specializantë

Ndërkohë ministrja Manastirliu lajmëroi gjithashtu edhe vendimin për një shpërblim financiar për mjekët që kanë përfunduar specializimin dhe e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit. “Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimit dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, në spitalet rajonale, do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria të kësaj rritjeje dhe këtij shpërblimi financiar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, nënvizoi ministrja Manastirliu.

Ja kush përfiton tjetër

Rritjen e pagave me 6% e përfitojnë mbi 19 mijë punonjës të shëndetësisë, nga urgjenca kombëtare, në shërbimin e shëndetit publik, në qendrat e kujdesit parësor dhe në shërbimin spitalor. Ky vendim i qeverisë vjen në vazhdën e politikës së rritjes së pagave të ndërmarrë në këto vite për stafet mjekësore, pagat e të cilëve janë rritur me 63%. Pas rritjes me 40% në vitin e pandemisë, rritja e pagave do të vijojë me 40% sërish në këtë mandat qeverisës, duke filluar nga viti 2022 me rritjen prej 6% të pagave. Efekti financiar i rritjes së pagave dhe shpërblimeve është rreth 10 milion dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 Korrik 2022.

Më të lexuarat