BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

Rriten sërish temperaturat, rikthehet i nxehti afrikan, ja çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Rriten sërish temperaturat, rikthehet i nxehti afrikan, ja

Pas disa ditëve me reshje shiu, temperaturat nga sot kanë pësuar sërish rritje. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nesër do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe temperaturat do të jenë të larta.

Në një njoftim në mediat sociale bëjnë me dije se temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë në zonat bregdetare dhe ato të ulëta.

“Ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8 m/s, e cila hera-herës do të fitoj intensitet deri në 20m/s kryesisht në veri, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale. Me konkretisht temperaturat parashikohen: zonat malore 14°C deri në 30°C; zonat e ulëta 15°C deri në 34°C dhe zonat bregdetare 17°C deri në 34°C”, shkruan SHMU.