BREAKING NEWS

Rama publikon videon: NDIQENI ME VËMENDJE JU LUTEM

Rama publikon videon: NDIQENI ME VËMENDJE JU LUTEM
x

Aktualitet

Rritet bilanci i të prekurve/ Infektohet oficerja e policisë, dy persona në Durrës preken nga koronavirusi dhe janë në gjendje të rëndë

Rritet bilanci i të prekurve/ Infektohet oficerja e policisë, dy

Vazhdon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste, duke e rritur bilancin në 174 të infektuar me Covid-19.

Nga informacionet e fundit dy pacientë nga Durrësi janë dërguar në Infektivin e QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore.

Bashkë me punonjësen 59-vjeçare të Drejtorisë së Policisë Durrës, për mjekim të specializuar në Tiranë u dërgua dhe një pacient 65-vjeçar i ardhur nga Bolzano, qytet në veri të Italisë.

Mjekët e Durrësit nuk kanë pritur kryerjen e tamponit për 65-vjecarin, pasi kuadri klinik i tij ishte shumë i rëndë.

Ndërkohë të tjerë pacientë janë në pritje të përgjigjes së tamponit, pasi kanë paraqitur komplikacione në mushkëri.