BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Aktualitet

Rritet bilanci i të vdekurve dhe të infektuarve në vend ndër to edhe 6 mjekë /Ministria e Shëndetësisë zbardh detajet për 62-vjeçarin që ndërroi jetë tek Infektivi

Rritet bilanci i të vdekurve dhe të infektuarve në vend ndër

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e 62-vjeçarit i cili vdiq sot tek Infektivi. 62- vjeçari ishte me COVID-19, por asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i humbjes së jetës.

“Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit”.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja në të gjithë vendin, ku shihet se shtrirja e tyre është në disa qytete. Mes tyre, 6 prej të infektuarve janë personel mjekësor.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime, nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me COVID-19. Janë testuar 45 personel shëndetësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik”.