BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Aktualitet

Rritet bilanci i viktimave/ 19 humbje jete me koronavirus brenda ditës, por MSH vjen edhe me një lajm të mirë: Pas një kohë të gjatë, numri i të shëruarve nga koronavirusi brenda ditës më i madh sesa i rasteve të reja

Rritet bilanci i viktimave/ 19 humbje jete me koronavirus brenda ditës,

Pas një kohe të gjatë me bilanc shumë negativ sot në Kosovë numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i madh sesa numri i të infektuarve.

Derisa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 721 pacientë, numri i rasteve të reja me koronavirus është 711, shkruan lajmi.net

Shqetësuese është fakti se sot në Kosovë është shënuar rekord i zi i vdekjeve me koronavirus me gjithsej 19 të tilla brenda 24 orëve.

Aktualisht në Kosovë janë 12191 raste aktive, numri i të vdekurve nga COVID-19 është 904 ndërsa i të shëruarve është 20493.

Ky është raporti i plotë i iKSHPK-së:

1.633 TESTIME, 721 TË SHËRUAR DHE 711 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!. 

Më të lexuarat