BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Rritet frikshëm numri, shpërthim rastesh edhe në Mat / Eugena Tomini tregon se çfarë po ndodh në Shqipëri

Rritet frikshëm numri, shpërthim rastesh edhe në Mat / Eugena

Epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini, tha se rritja e të prekurve me Covid-19 në Shqipëro ka ardhur edhe si pasojë e zbehjes së vigjilencës, përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

''Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale. E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv. 

85% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbehja e distancimit fizik, mosrespektimi në largësi 1.5 m dhe më shumë, detyrimisht sjell kontakte të ngushta. Sjell prishje të respektimit të masave mbrojtëse personale, dhe për rrjedhojë do kemi një transmetueshmëri nga një individ në tjetrin”, tha ajo për Ora News.