BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ja sa raste të reja u shënuan vetëm 24 orët e fundit, mes tyre edhe 4 fëmijë (Zgjerohet harta e shpërndarjes)

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në

Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

4 fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit të rasteve pozitive. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në total numri i të prekurve ka shkuar në 174. Fatmirësisht, referuar burimeve zyrtare, nuk kanë shfaqur shenja klinike, siç ndodh me të rritur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Më i vogli është i moshës 3-vjeç dhe aktualisht ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, për fëmijët e infektuar tek Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19. 28 raste të reja kanë rezultuar pozitiv brenda këtyre 24 orëve të fundit, ku hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Tropoja, me 2 të prekur.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tirane           102 raste

- Durres           10 raste

- Lushnje         4 raste

- Elbasan         5 raste

- Rrogozhine   2 raste

- Fier               18 raste

- Kavaje          4 raste

- Korce            11 raste

- Vlore            5 raste

- Shkoder        3 raste

- Lezhe            4 rast

- Berat             1 rast

- Has               2 raste

- Kruje            1 rast 

-Tropoje          2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127", njofton Ministria e Shëndetësisë.