BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Aktualitet

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në vend ditët e fundit, reagon Skënder Brataj dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Rrezikojmë shtrëngimin sërish të masave!

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në vend ditët

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka reaguar pas rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në vendin tonë 2 ditët e fundit.

Brataj ka theksuar se virusi është mes nesh dhe nuk dihet nëse do të largohet apo jo. Ai ka shtuar se rritja e numrit të të prekurve do të sjellë sërish shtrëngim masash. Për këtë ai ka përmendur rastin e Koresë së Veriut e cila ka pasur një shtim të rasteve së fundmi dhe ka filluar menjëherë të shtrëngojë masat.

“Ne kemi ende virusin nuk e dimë a do të ikë nderi në atë moment. Këto janë hipoteza duke u mbështet në familjen e viruseve në përgjithësi. Se dimë nëse do ikë. E ndoqët sot Koreja e Jugut po merr masa për tu mbyllur sërish për arsye se ka një rritje shumë të madhe të numrit të të infektuarve. Ne thamë se do ketë rritje por shpresojmë që kj  rritje të mos jetë e pakontrolluar.

Kjo varet nga respektimi i rregullave të qytetarëve. Është e vërtet që janë bezdisur njerëzit në karantinë dhe se ekonomia është mbyllur por kjo lidhet me virusin dhe një rrezik që na kanoset. Nëse jemi më afër se 1.5 metër dhe nëse rrimë në ambiente të mbyllura mund të shfaqet sëmundja. Mos të arrijmë numrin më të lartë të të infektuarëve”, tha Brataj për Report tv.

Më tej mjeku ka theksuar se në nëntor dhe tetor virusi mund të shfaqet dhe mund të mos shfaqet. Ai ka përmendur dhe rastet e viruseve të mëparshme, ku tha se janë rishfaqur pas 2 ose 3 vitesh.

“Sa i përket tetorit dhe nëntorit mundësia është të shfaqet dhe të mos shfaqet. Koronavirusat e tjerë u paraqitën në vatra 2 ose 3 vite më vonë dhe pastaj s’u paraqitën më. Nëse paraqitet duhet të jemi shumë të përgatitur sepse e njohim tashmë disi më shumë virusin”, shtoi ai.