BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Aktualitet

Rruga përballë saj u emërtua “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse në Tiranë ndërron adresën, ja ku u vendos

Rruga përballë saj u emërtua “Ukraina e Lirë”,

Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.

Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje.  Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.

Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë.  Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë.

Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”.  Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr. /Reporter.al