BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Aktualitet

Rrumbullaku mbledh krerët e policive në qarqe: Kontrolle më të rrepta për kultivimin e kanabisit, prioritet siguria gjatë sezonit turistik

Rrumbullaku mbledh krerët e policive në qarqe: Kontrolle më

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi dje një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend. Parandalimi i kultivimit të kanabisit, ulja e kriminalitetit, siguria gjatë sezonit turistik, krimet mjedisore dhe performanca e punonjësve të Policisë te qytetarët, ishin çështjet që Drejtori i Përgjithshëm trajtoi gjatë takimit. “Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë, në qendër dhe në bazë, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e shtetasve përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike. Përsa i përket kriminalitetit, pavarësisht se situata kriminale ka tendencë uljeje, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale. Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshëmri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme

Kontrolloni sigurinë e pushuesve

Ndërkohë, në kuadër të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik. Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve  të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës. Krimet mjedisore ishin një tjetër tematikë e diskutuar nga Drejtori i Përgjithshëm i cili tërhoqi vëmendjen për gërryerjen e shtretërve të lumenjve, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe për tendencën për ndërtime pa leje, brenda vijës së verdhë dhe në zona bregdetare.

Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

Nga ana tjëtër, tre punonjës të policisë janë pezulluar nga puna pasi kanë shpërdoruar detyrën. Mësohet se punonjësit kanë lejuar ndërtime pa leje. Me anë të një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se të pezulluarit janë shtetasit: T.R., 56 vjeç, R. M., 54 vjeç dhe L. Z., 52 vjeç. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:  Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;  Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet. Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje”, njoftoi dje AMP.

Grabiten 40 mln lekë në tre banesa në Belsh, arrestohen 3 persona

Ndërkaq tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Belsh, pasi kanë vjedhur 40 milionë lekë në disa banesa. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Aleks Kullolli, 22 vjeç, banues në Belsh, shtetasi E.M, 40 vjeç dhe shtetasi L.N 49 vjeç, të dy banues më Lushnjë. Mësohet se ata kanë arritur që të vjedhin rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje të ndryshme në banesat që kanë hyrë.“Vodhën në 3 banesa të ndryshme, në Belsh, rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje, kapen dhe arrestohen 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ata të Stacionit të Policisë Belsh, si rezultat i administrimit me përparësi dhe të menjëhershëm të disa kallëzimeve, për vjedhje në banesa, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Three”. Si rezultat i operacionit u zbardhën 3 vjedhje për të cilat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht: Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur  2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.; Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.; Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T”, njoftoi dje policia.

Më të lexuarat