
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Rrumbullaku takon kreun e Policisë së Kosovës, zbardhen detaje të rëndësishme nga biseda

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Mars 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në një takim miqësor, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dhe delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Të dy drejtuesit e policive theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të strukturave të hetimit të krimit, të kufirit dhe atyre të sigurisë publike.
Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Rrumbullaku u dakordësua zgjerimi i hetimeve të përbashkëta dhe operacioneve, veçanërisht në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, shkëmbimit në kohë të informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim të cilët shpesh shfrytëzojnë dy vendet për t’iu fshehur drejtësisë së vendit ku ata kryejnë krime.
Rëndësi e veçantë iu kushtua dhënies së mbështetjes reciproke në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti në fushën e krimeve kibernetike.
Dy homologët vunë theksin te patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në patrullimet e përbashkëta për sigurinë rrugore, duke qenë se gjatë sezonit veror fluksi i lëvizjeve nga Kosova dejt zonave bregdetare të Shqipërisë është shumë i lartë.
Po ashtu, u diskutua edhe rreth koordinimit dhe bashkëveprimit të të dy policive, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka falënderuar homologun e tij, për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për ta zgjeruar këtë bashkëpunim dhe ka siguruar Drejtorin e Policisë shqiptare se Policia e Kosovës është shumë e vendosur dhe e fokusuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit, si faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon e më gjerë.
Më të lexuarat


“Krimi vret”/ Spartak Ngjela i bën thirrjen e fortë autoriteteve: Prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, bien në pranga liberiani dhe i riu nga Kosova

“Range Rover-i” merr përpara makinën e policisë, dyshohet se...

Pas rankimit të UT, reagon rektori i Universitetit Bujqësor: Synimi jonë është të arrijmë nivelin…

I vuri gjobë biznesit, SPAK mbyll hetimet për ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Tentoi të kalojë me pasaportë false 39-vjeçaren në portin e Durrësit, e pëson keq shqiptari

Ambasada gjermane jep lajmin e mirë: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari do të lëvizë pa viza në këto shtete

Anglia jep lajmin e mirë për shqiptarët (Vendimi)

Nga kush u plagos 34-vjeçarja kamerunase në Durrës? Detajet e reja hedhin dritë mbi ngjarjen misterioze

Flakët i dolën jashtë kontrollit, bie në pranga autori i ngjarjes në Dimal
