BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

“Ruçi hoqi rripin e pantallonave t’i lidhte plagën”, ish-këshilltari i Berishës nxjerr prapaskenat e rënda nga ekzekutimi i Azem Hajdarit dhe fjalët e tij të fundit: Demokratë e socialistë i lidhën duart dhe..

“Ruçi hoqi rripin e pantallonave t’i lidhte

Ish-këshilltari i Sali Berishës, Ilir Kadia nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar si u njoh me demokratin e ndjerë Azem Hajdarin dhe momentet e fundit kur u qëllua me pabesi në dyert e Kuvendit.

Kadia kujton se si deputetët e PS bashkuan duart me ata të PD, ndoshta për të fundit herë, për të mbajtur peshë trupin e pishtarit të demokracisë.

Ndër të tjera, Kadia rrëfen se Gramoz Ruçi, sot kryetar Kuvendi, hoqi rripin e pantallonave në përpjekje për t’i lidhur plagën Azemit.

“Ishin Gramoz Ruci, Tritan Shehu, Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…Gramozi hoqi rripin e pantallonave dhe desh t’i lidhte plagën, që dukej gjak, në kofshë! “Kam dy plumba ne shpatull,Gramoz!”- I tha Azemi. Manjetofoni im incizonte frymëmarrjen e veshtire të Azemit dhe fjalet e kembyera mes deputetëve mjeke te Parlamentit! Dikush erdhi e tha se kish ndaluar një makine të kuqe mirëpo ajo nuk mund te vinte deri tek dera sepse rrugen e kish zene autobuzi i RTSH qe transmetonte drejtpersedrejti! Gramoz Ruci, Tritan Shehu,Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…nuk mbaj mend kush tjeter I lidhën duart kryq dhe formuan vigun mbi të cilën u shtri Azemi! Por ky ish vigu i fundit i formuar me duar te bashkuara mes demokratësh dhe socialistësh per Azemin”, shkruan Kadia!

RRËFIMI I PLOTË:

Kur Azemi thërriste: Nuk duam spektatorë

E kam fiksuar në kujtesë Azem Hajdarin tek sheshi para mencës te Qytetit “Studenti” të hënën e parë të pas revoltes studentore që priu të shtunën e atij dhjetori të ftohte te 90-tes!Tirana ish gdhirë me lajmin se ishin rrahur studentët nga policia dhe qytetarët një nga një po vinin në atë shesh!

Por pylli i tyre ish ende i rrallë!

Azemi i vuri duart si hinke para gojës dhe thërriti drejt dritareve e balkoneve të konviktit të vajzave që shikonin sheshin prej andej, të pavendosura cdo bënin, ti bashkoheshin atij apo të shkonin në auditor! Azemi thërriste:”Nuk duam spektatore,nuk duam spektatore!”

Ku ta dija unë që ajo thirrje jehonte e trokiste jo vetem nëpër dritaret e të gjithë konvikteve të qytetit “Studenti” por edhe të gjithë shtëpive shqiptare që ushqeheshin me tullon apo xhamave të thyera të dritareve të uzinave e fabrikave që ushqenin punëtoret pa punuar me 80 përqind të pages!

Pastaj në shesh dhe ne megafon kush nuk doli e kush nuk foli! Por kushtrimin e dha Azemi!

Ate ditë e pashë për herëte parë! Miq u bëmë më vone! Pas fillimit të transmetimeve te BBC ne shqip ne shkurt 93’! Azemi nuk pushoi asnjëhere, që nga kushtrimi i pare e deri tek krismat e plumbave që i moren jetën pa bërë lajm! Do tregoj për lajmin e plagosjes se tij në foltoren e parlamentit! Qëllova të jem atje! Kico Blushi me ftoi të pinim një gotë në klubin e sallës se Parlamentit. Klubi plot! Ne tavolinën krah tonës Gafur Mazreku, deputeti socialist që pak minuta më vonte do shprazte koburen mbi Azemin që do fliste ne foltoren ku një ditë më parë ishin kapur me duar si në një mundje mes kuksianësh e tropojanesh, ishte mes deputetesh të tjerë të partisë se tij.

Azemi hyri në klub dhe shkoi drejt tek ai duke i vene dorën në qafë. Nuk degjova cfarë i tha por mendova se i lypi pajtim! Ai iku dhe pak me vone edhe Gafurri dhe fill pas tij…krisma e pare! Pastaj e dyta, e treta…! Deputetet e klubit ja mbathën në cast! Mbeta vetem me manjetofonin. M’u dha dhe e ndeza! Bëra te dal kur ne ate pak holl ku dalin e hyne deputetet ne salle pashe Azemin qe perpiqeshin ta ngrinin ne krah. Ishin Gramoz Ruci, Tritan Shehu, Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…Gramozi hoqi rripin e pantallonave dhe desh t’i lidhte plagën, që dukej gjak, në kofshë! “Kam dy plumba ne shpatull,Gramoz!”- I tha Azemi. Manjetofoni im incizonte frymëmarrjen e veshtire të Azemit dhe fjalet e kembyera mes deputetëve mjeke te Parlamentit! Dikush erdhi e tha se kish ndaluar një makine të kuqe mirëpo ajo nuk mund te vinte deri tek dera sepse rrugen e kish zene autobuzi i RTSH qe transmetonte drejtpersedrejti! Gramoz Ruci, Tritan Shehu,Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…nuk mbaj mend kush tjeter I lidhën duart kryq dhe formuan vigun mbi të cilën u shtri Azemi! Por ky ish vigu i fundit i formuar me duar te bashkuara mes demokratësh dhe socialistësh per Azemin! Tjetri do ish…arkivoli!Brenda tij Azemi nuk do e degjonte dot kushtrimin: “ Azem,Azem,ti je gjallë!”

Tani Azemi…po vdes!