BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

“Ruhej prej kohësh, ja çfarë folëm me mesazhe para shpërthimit”/ Zbardhet dëshmia e nipit të Preng Gjinit për atentatin e rëndë në Tiranë: Më kërkoi me insistim që...

“Ruhej prej kohësh, ja çfarë folëm me mesazhe para

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së nipit të Preg Gjinit, pas atentatit që iu bë 51-vjeçarit në Tiranë.

“Është një dëshmi mjaft interesante, ai ka deklaruar se prej shumë kohësh, që pas vrasjes së vëllait të Preng Gjinit, ai e shoqëronte këtë të fundit shpeshherë. Ai thotë se ditën e ngjarjes i është kërkuar nga pronari i tij të udhëtonte drejt Lushnjes”, thotë gazetarja Lala.

“U nisa me një mik dhe qëndrova disa orë. Gjatë kësaj kohe në ËhatsApp kam biseduar disa herë me Preng Gjinin, i cili më kërkoi me insistim ta takoja, sepse donte të lëvizte me mjetin tim. Nuk i dija arsyet pse donte të ecte me mjetin tim, por kur u ktheva në Tiranë i kërkova të takoheshim, duke thënë që jam tek universiteti. Ai erdhi te universiteti, ku ishte dhe pronari im, dhe Preng Gjini më kërkoi automjetin dhe unë ia dhashë”, mësohet të ketë thënë ai.

Më tej, gazetarja thekson se nipi Fatjon Dautaj është shprehur para grupit të hetimit se menjëherë pasi ishte nisur me mjetin e tij Preng Gjini, edhe ai kishte shkuar pas tij, ku vetëm pak minuta më vonë kishte dëgjuar edhe shpërthimin.

“U afrova dhe e pashë Prengun thuajse pa ndjenja, të mbuluar në gjak. I thashë policisë që ai është mjeti im”, ka shtuar Dautaj më tej.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Lala, detaji më interesant i dëshmisë së tij nuk lidhet me të dhënat, por me një detaj, kur thotë se “Preng Gjini prej shumë kohësh ruhej, që kur ishte vrarë vëllai i tij, Tonin Gjini, me breshëri pranë Kishës në Rrëshen. Ai nuk jepte detaje për lëvizjet e tij”.

Ai ka thënë nga ana tjetër se nuk ka pasur dijeni se me kë ka pasur hasmëri Preng Gjini.