Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sërish përmbytje në zonën e Shkodrës

Postuar: 14/03/2018 - 13:15

Lumenjtë Drin, Buna si dhe Liqeni i Shkodrës pritet të kenë prurje dhe nivele të larta. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) bën të ditur se, sipas përllogaritjeve, këto dy lumenj dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës  dhe Lumi Drin në drejtim të  Lumit Buna, por me tendencë ulje. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë rënie të prurjeve.

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër, në shumë qarqe priten reshje të dobëta.

Në qarkun e Lezhës priten reshje lokale mesatare, ndërsa qarqet e jugut pritet të kenë reshje lokale të dobëta

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për nesër, datë 15.03.2018 do të jenë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër do të jetë mesatare, deri e fortë në bregdet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:54

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Postuar: 18/06/2018 - 18:25

Mediat kanë arritur të sigurojnë video të grabitjeve të bujshme të pesë anëtarëve të grupit të

Postuar: 18/06/2018 - 17:44

Dy shtetas gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ma

Postuar: 18/06/2018 - 17:00

Operacioni “Forca e Ligjit” ka finalizuar goditjen e rradhës në Tiranë.

Postuar: 18/06/2018 - 16:34

Hapen dyert e mortit në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë.

Postuar: 18/06/2018 - 16:33

Një 80-vjeçar ka denoncuar në polici nusen e djalit pasi pretendon se kjo e fundit e dhunonte psi

Postuar: 18/06/2018 - 16:21

Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsideru