BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Aktualitet

“Sa mirë që s’ta kam dasht kurrë fytyrën”, aktori i njohur shpërthen ndaj Hashim Thaçit dhe nuk i lë gjë pa thënë: Ti s’di ç’është me pas zemër e shpirt njeriu…

“Sa mirë që s’ta kam dasht kurrë fytyrën”,

Një ditë pasi Hashim Thaçi theu heshtjen për aktakuzat e ngritura ndaj tij nga Gjukata Speciale, ka ardhur reagimi i fortë i aktorit Çun Lajçi.

Aktori shkruan se është mjaft i lumtur që s’i ka besuar kurrë dhe nuk ia ka dashur ndonjëherë fytyrën.

Ndër të tjera, Lajçi shkruan se Thaçi s’është nga ata njerëz që jep dorëheqje sepse s’e di çfarë është të kesh zemër njeriu.

Statusi i plotë:

Ti mashkulli i Brojës! Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo! Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo! I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa! Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!

– Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!

– Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu! Ik, se je lodhë tue u mshef!