BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë rezultuar të prekur ditën e sotme, ja si është gjendja në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Saimir Vishaj bën deklarata e fortë: 167 persona të larguar nga vetingu po pastrojnë para me zyra avokatie

Saimir Vishaj bën deklarata e fortë: 167 persona të larguar nga

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë vijon të mbetet çështja kryesore në sistemin e drejtësisë.Avokati i njohur, Saimir Vishaj thotë se vonesat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese janë përgjegjësi e KLGJ-së.

“Të gjithë duam sa më shpejt të ngrihet një gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë, por nuk varet më nga subjektet politike. Subjektet ranë dakord me 140 vota për ta ndryshuar këtë lloj drejtësie. Tani janë instrumente si KED- dhe KLGJ-ja, dhe ne duhet të ndalemi. Në Shqipëri mungon pushteti gjyqësor. Kjo është një përgjumje e KLGJ-së. Ne duhet t'u bëjmë thirrje juristëve për të konkurruar. Kjo reformë është nisur dhe nuk ka zot ta ndalojë”, tha ai.

Avokati ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se rreth 167 persona të larguar nga vettingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para.

“Kemi kapacitete, por ne nuk do të thotë se të bëjmë të njëjtat gabime që kemi çuar në Gjykatën e Lartë. Duam të kemi një produkt që nesër kur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare, t’i kemi shteruar të gjitha mjetet. dhe nëse flasim për 110 vendime që shteti shqiptar është për të paguar detyrimet për një proces të rregullt gjyqësor, të mos i ketë më, sepse është faturë shumë e madhe. Me ato lekë që mund të lajmë gabimet e gjyqtarëve, të cilët u larguan nga vettingu, mund të bëjmë kopsht, çerdhe, mund të rrisim rrogat e pensionistëve. Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot. Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë. Por jo të largohen prokurorë dhe gjyqtarë edhe sot i kemi përsëri avokatë", tha ai për  emisionin ‘Ilva Now’.