BREAKING NEWS

“Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen pushtetet”, Lorenc Vangjeli lëshon 'bombën' dhe tregon çfarë do ndodhë së shpejti: Aferë më e madhe se Inceneratorët

“Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x
BREAKING NEWS

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek
x
BREAKING NEWS

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e
x
BREAKING NEWS

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë
x
BREAKING NEWS

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin
x

Aktualitet

“Sali Berishën nuk e ndryshon dot në botë”/ Rakipi nxjerr prapaskenat e errëta dhe plas deklaratën e papritur edhe për Blendi Fevziun

“Sali Berishën nuk e ndryshon dot në botë”/ Rakipi

Gazetari Ylli Rakipi ngriti mbrëmjen e djeshme shqetësimin për mënyrën sesi funksionojnë televizionet dhe sesi mafia e reklamave që ka hyrë rëndë brenda tyre.

Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se këto televizione që quhen kombëtare dhe rrëmbejnë reklamat ndërtojnë dhe një infrastrukturë, i shërbejnë vetes duke thënë “ne jemi më të shikuarit”.

Sipas tij, shqiptarët nuk jetojnë dot fare pa politikë dhe se ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë të panumërt, kanë interpretimet e tyre dhe se ata kanë jo vetëm këndin e tyre por dhe autoritetin e tyre, por se nuk ka njeri tjetër mbi ta për mendimin që kanë.

Rakipi thotë se kjo është një mënyrë shumë interesante sidomos në Shqipëri, për tu çliruar njeriu.

Nuk munguan komentet edhe për Berishën dhe Blendi Fevziun.

“Unë përpiqem të kem elementë, jo përplasje. Një pjesë e kolegëve tanë e kanë në natyrë që vetëm përplasen dhe pa atë përplasjen nuk bëhet emisioni, kjo është një rrugë e gabuar.  Këtu ka televizione të panumërt për metra katrorë, për pak metra katrorë ka një televizion. S’ka gazetarë. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të lodhur, janë të lodhur dhe nga ne. Nesër është ditë e madhe emisionesh (e enjtja), është si këto që bëjnë festa, panaire, nesër është Pazar i madh i televizioneve. Është një luftë shumë qesharake. Në këtë shumësi është e nevojshme një lloj origjinaliteti. Ne jemi një popull pak mitoman, ka dhe njerëz shumë të mençur, unë i kam dalluar, ka njerëz shumë të mençur por janë mitoman. Për shkak të mitomanisë e mbajnë dhe cinizmin dhe sarkazmën. Ka që kanë bonsens më shumë.

Herën e fundit Berisha tek unë u pyet ndoshta më mirë se te emisionet e tjera. Një moment i tha Andi Bushati, sa mirë o doktor që folëm disa gjëra këtu, se po fitove nesër pasnesër. Do vesh te Fevziu dhe ne s’kemi fatin të vijmë me ty. Është një mënyrë sa origjinale, por shpesh emisioni yt tërheq vëmendjen. Edhe emisioni yt është një vlerë në vendin ku jetojmë. Ka përpjekje për të shkuar tek shikuesi dhe për ta thirrur shikuesin me atë që i thua. Ka njerëz që përpiqen të fitojnë para me vieës, me audiencat sa do falso që krijojnë. Mua s’më pëlqen të vëmë përballë dy njerëz apo katër njerëz dhe krijojnë një grindje dhe mbaron emisioni dhe dalin jashtë dhe nuk e kuptojnë çfarë kanë thënë aty. Kjo është një krijesë shumë e gabuar dhe shikuesit ti i jep mësime shumë të këqija. Nuk është media ajo që vret fare, por ulërimë është ne duhet ta korrigjojmë këtë.

Berisha vjen, tani por ca kohë nuk vinte, ka kodet e veta, tani duhet ta respektosh se është plakur. Të ndryshosh Sali Berishën nuk e ndryshon dot në botë. Ka ca kode të veta që duhet ta njohësh shumë dhe ta respektosh. Nuk e çan më kokën se del këtu apo atje. Kodet që kishte dje nuk i ka më. Berisha po ta kufizosh, varet çfarë pyetje i jep dhe çfarë i kërkon. Të parën e kam pasur intervistë, tjetrën me të tjerë. Nuk është ai Berishë që i duhet inflacion, se kur i duhet e gjen ai 70% inflacion. Politikanët që janë dhe ekzistojnë vërtetë. Edhe Edi Rama. Kanë kohëra të ndryshme dhe ata. Varet a ua gjen ata dhe si i pyet.

Tek ne ka një problem, gazetarë nuk ka shumë në Shqipëri. Ngritja e një banaku nuk do të thotë se u bë një program, që bëhen programaxhinj të gjithë. E kemi pasur në fillim të vështirë për tu kapur me kameran, por pastaj ti je një gazetar. Por një pjesë e rëndësishme nuk janë gazetarë. Në gazetari është vrasja më e madhe që ndodh me gazetarin, nëse kemi akumuluar minimalisht dhe kemi shfryrë dhe përdorur ne mbetemi njerëz krejt të rëndomtë. Gazetari është një produkt i cili mund ta vrasë veten shumë më shpejt se çdo profesion tjetër, në qoftë se nuk vijon të akumulojë, të grumbullojë të lexojë. Ata dalin se e dinë se janë më të mëdhenjtë në botë. Këtu pleksen shumë faktorë.”, u shpreh ai.

Më të lexuarat