Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

“Sardele” brenda makinës, si i kishte fshehur 12 emigrantë djali nga Tirana, Policia i kap tek ‘Mbikalimi i Rinasit’ dhe ja çfarë ndodhi (Foto)

“Sardele” brenda makinës, si i kishte fshehur 12 emigrantë

makine tirane policia

I kishte ngjeshur brenda një makine të vogël, duke i bërë si “sardele”, 12 emigrantë një djalë nga Tirana, me premtimin se do i ndihmonte të kalonin më mënyrë ilegale kufirin. Kapen nga Policia tek Mbikalimi i Rinasit dhe vihet në pranga shtetasi R. B., 28 vjeç.

Operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit u krye nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.

“Arrestimi i të riut u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.