BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Aktualitet

“S’dua të ekstradohem, më rrezikohet jeta nga Aldo Bare”/ U dënua me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu mohon të jetë atentatori! Merret vendimi i papritur në Greqi

“S’dua të ekstradohem, më rrezikohet jeta nga Aldo

Laert Haxhiu, i riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë.

Ai ka dalë para gjykatës ditën e djeshme ku është njohur me akuzat ndaj tij si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria. Por i arrestuari i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares.

Për pasojë, gjykata i ka caktuar burg me afat të fortit të Lushnjës, ndërkohë që këtë kohë afati ai do ta kalojë në burgun e Koridhalos, në Athinë. Në sallën e gjyqit mësohet se ka qenë edhe avokati i tij mbrojtës, ndërsa nga institucionet tona pretendohet se procesi i ekstradimit do të jetë i mundshëm, edhe pse ne në fakt nuk e kemi një të tillë.

Megjithatë ndaj të riut ekzistojnë dyshime të forta që ai është personi që organizoi atë sulm fatal me armë ndaj të birit të Ramadan Shkurtit, personit që u vra në marsin e ’97-s, duke krijuar aty një prej bandave më famëkeqe në vend bashkë me rivalitetin mes palëve.

Ky rivalitet vijon sot e kësaj dite, ndërkohë që numri i të vrarëve mes tyre është me dhjetëra, beteja vazhdon prej më shumë se 26 vjetëve.

Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, doli dje para gjykatës në Janinë, gjykatë e cila e liroi nga akuzat e kryera në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Tashmë pritet që të zhvillohet një seancë e dytë në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri.

Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje. 31-vjeçari u dërgua në një burg të Sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos dhe sipas të dhënave të medias greke Laert Haxhiu nuk i pranoi akuzat dhe nuk dëshiron që të ekstradohet por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Çështja do të shkojë në këshillin e Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë.

Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjellë materialet për 31-vjeçarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë drejtësisë greke. Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

Më të lexuarat