BREAKING NEWS

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend me koronavirus, Ministria zbardh të dhënat e fundit

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend
x

Aktualitet

Seanca dëgjimore për kandidatët e Gjykatës së Lartë, flet para KLGJ Sokol Sadushi: Kam një strategji, do kërkojë kohë, por...

Seanca dëgjimore për kandidatët e Gjykatës së

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, i cili është kandidati i parë në radhët e juristëve për  tre pozicione të lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale në Gjykatën e Lartë që po realizon seancën dëgjimore para anëtarëve të KLGJ.

Para anëtarëve të KLGJ, Sadushi tha se e kërkon këtë detyrë sepse do të përballet.

Sadushi: Vetëm nuk bëj dot gjë por me kolegë që të arrijmë atë që duhet. Gjykata e Lartë të kthehet në një gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash.

Më tej ai renditi sfidat me të cilat do të përballet kjo gjykatë.

Sadushi: Qenia prej 13 vitesh si anëtar i Gjyaktës Kushtetutës është një përparësi. Është një mandat i plotë 9 vjeçar që kërkoj të marr në Gjykatën e Lartë. Sfidë kryesore e Gjykatës së Lartë është shndërrimi i saj në gjykatë ligji. Marrja e masave organizative procedurale për mënyrën sesi do të evatojë numri i çështjeve është sfida e dytë. Së treti Gjykata e Lartë ka nevojë të marrë legjitimitetin që i nevojitet. Kam objektivat e mia në pozicionin e gjyqtarit të ardhshëm. Një strategji institucionale është e nevojshme, ajo Gjykatë nuk ka një strategji. Është një numër astronomik çështjesh por mund të përballohet.

Evadimi i stokut të dosjeve do të kërkojë kohë, tha Sadushi.

Sadushi: Do kërkojë kohë. Që gjyqtarët të japin vendime në kohë dhe shpejt duhet të ndihmohen nga një trupë, njësia e shërbimit ligjor brenda gjykatës. Nuk është e lehtë por ka metoda që mund të bëjnë që ky numër i madh çështjesh të kenë mundësi të ndihmohen nga disa struktura brenda gjykatës.

Në garë për këto poste janë edhe juristët e spikatur Ilir Panda dhe Ervin Pupe.