Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Aktualitet

Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, Gjykata e Tiranës liron të arrestuarit, do të hetohen në gjendje të lirë

Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”,

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit si pjesë e dosjes “Toyota Yaris”. Nga arrest me burg, gjykata ka rikthyer në liri Edi Likën, Klevi Likën, Agim Cekën dhe biznesmenin Alban Mollaymeri. Sakaq e njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Elvis Vladin dhe Alfred Vladin. Ndaj tyre gjyqtari Lazër Sallaku ka caktuar si masë sigurie “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se Krimet e Rënda në nëntor të vitit të kaluar vendosën ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likën, babë e bir dhe dy personat e tjerë. Por në 3 dhjetor, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin duke i rikthyer sërish në burg. Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie u rikthyen sërish në qeli. Por pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja e parë që kaloi te gjykata e rretheve, përkatësisht Tiranës, ishte “Toyota Yaris”. Nga hetimet e kryera Krimet e Rënda hoqën akuzën e grupit të strukturuar kriminal e për pasojë kjo dosje nuk mund të ishte kompetencë e SPAK. Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve duke ndryshuar sërish masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për katër të akuzuarit, ndërsa dy kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi janë ende në kërkim.

Hetimet

Në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit, në dy automjetet tip “Toyota Yaris”. Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir, Edi Lika dhe Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri të akuzuar për “Pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” si dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeninë për paratë e fshehura në dy automjetet. Emrat e mësipërm do të kërkojnë që të procedohet me gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet në gjendjen që janë. Personat e liruar dje nga togat e zeza të kryeqytetit fillimisht u vunë nën akuzë për pastrimin e shumës prej 3.4 milionë eurove me “Toyota Yaris”. Ka qenë Lulzim Basha ai që ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. Ndërkohë pak muaj më parë belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave. Përgjigjja që ka mbërritur nga Belgjika në prokurorinë shqiptare, për çështjen e 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmoi shumë hetimet e akuzës. Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave, por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milionë eurove. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi. Gjatë marrjes në pyetje shtetasi belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientin është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin. Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord t’i shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi. Hetuesit kanë marrë të dhëna edhe për sa i përket aktivitet kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit në Belgjikë, ku sipas përgjigjes nga policia e këtij vendi thuhet se ata nuk janë proceduar ndonjëherë në Belgjikë për asnjë vepër penale.

Më të lexuarat