Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sekuestrohen miliona euro pasuri të Habilajve, “ngrijnë” disa lokale, toka, apartamente e makina

Postuar: 22/09/2018 - 08:14

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar disa miliona euro pasuri ndaj familjes Habilaj, në kuadër të hetimeve për dosjen që përfshin edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi për sekuestron u mor pas konstatimit se Nazer Seitaj, Moisi Habilaj dhe Florjan Habilaj ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, bashkë me persona të tjerë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Krimeve të Rënda për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e grupit e dyshuar kriminal “Habilaj”. Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme rendit një sërë pasurish, të luajtshme e të paluajtshme në pronësi të të akuzuarve të dosjes “Habilaj”, të cilët gjykohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Masa e sekuestros së pasurive vjen thuajse një vit pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedimin penal për veprat penale “trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”, ku person nën hetim është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e informacioneve në media, thekson prokuroria, pas arrestimit nga prokuroria italiane të Moisi Habilajt si trafikues i sasisë prej 3.5 tonë kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Në listën e pasurive të sekuestruara në emër të Artan, Ciko, Moisi e Florian Habilaj rendit 18 pasuri të paluajtshme, mes tyre apartamente, garazhe e troje, të gjitha në qytetin e Vlorës, si edhe 5 automjete në pronësi të personave të akuzuar si anëtarë të grupit Habilaj. Pasuritë e sekuestruara, thekson prokuroria, kapin një vlerë prej disa miliona eurosh dhe hetimet për burimin e tyre po vijojnë.

Çfarë iu sekuestrua Habilajve

Mbi 30 pasuri të paluajtshme të vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë, pjesë e familjes apo grupit të tyre, janë sekuestruar nga ana e organit të akuzës me vendim gjykate. Prokuroria njoftoi dje se janë sekuestruar pasuritë: Ndërtesë me sipërfaqe 156m², në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me vlerë 40.000 euro. Garazh me sipërfaqe totale 514m², në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me vlerë 60.000 euro. Apartament me sipërfaqe totale 77.7m², në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me vlerë 3.000.000 lekë. Apartament me sipërfaqe totale 40.95m², në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, me vlerë 2.080.000 lekë. Apartament me sipërfaqe totale 40.95m², në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, me vlerë 2.500.000 lekë. Apartament me sipërfaqe totale 102m², me vlerë 4 milionë lekë. Apartament me sipërfaqe totale 285m², në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, me vlerë 20.000.000 lekë. Truall me sipërfaqe totale 580m², në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, me vlerë 205.000 euro. Ndërtesë me sipërfaqe totale 67m², në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, me vlerë 45.000 euro. Njësi me sipërfaqe totale 136 m², në pronësi të shtetasit Florian Habilaj, me vlerë 170.000 euro. Njësi me sipërfaqe totale 157m², në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a. Apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, me vlerë 3.150.000 lekë. Apartament me sipërfaqe 69m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Apartament, me sipërfaqe 104.5m², në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, me vlerë 5.400.000 lekë. Makinë Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008. Tre pasuri në emër të Artan Ciko Habilaj. Sekuestrimin e 6 makinave si dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor të Gjykatës së Vlorës, për dhënien e 6 apartamenteve në pronësi të familjes Habilaj. Sipas prokurorisë, pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë të konsiderueshme disa miliona euroshe. Hetimet lidhur me procedimin penal nr.134 të vitit 2016 vazhdojnë.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 15:32

Aksionet dhe arrestimet e ditëve të fundit kanë marrë vëmendje të madhe mediatike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, eksperti i policisë, Arjan Hoxha

Postuar: 22/10/2018 - 15:16

 Një makinë me targa greke ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj është plagosur r

Postuar: 22/10/2018 - 14:50

Ajo është 56 vjeçe por duket si 70, e këtë pamje ia kanë shkaktuar vuajtjes por sidomos humbja e

Postuar: 22/10/2018 - 14:39

Del video e megaoperacionit nga Hasi në Sarandë  që çoi në arrestimin e 27 personave.

Postuar: 22/10/2018 - 14:28

Një nga 27 personat e arrestuar nga policia në tre ditët e fundit në kuadër të një mega operacion

Postuar: 22/10/2018 - 14:26

Një tjetër tërmet është regjistruar sot në vend.

Postuar: 22/10/2018 - 14:18

Gjendet e mbytur një gomone e përmbysur 10 milje larg Sazant.