Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë, arrestohen 4 persona, 3 në kërkim

Postuar: 12/06/2019 - 08:48

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA”. Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara n ë rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në njësinë administrative Vergo të Sarandës, ku një punonjëse është rrëzuar nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë z

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.

Postuar: 16/06/2019 - 15:39

Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja

Postuar: 16/06/2019 - 15:18

Gazetari i Bild Peter Tiede shprehet se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për krim

Postuar: 16/06/2019 - 14:36

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qesh