BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Aktualitet

Senati Akademik miraton rregulloren për zgjedhjet në UT, kush do jenë emrat që dëshirojnë të bëhen Rektorë dhe kriteret që duhet të plotësojnë

Senati Akademik miraton rregulloren për zgjedhjet në UT, kush do

Në Universitetin e Tiranës pritet të mbahen zgjedhje të reja. Senati Akademik ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, zgjedhjet do të mbahen në datën 9 prill dhe 2 muaj para duhej të ishte miratuar rregullorja.

Pikërisht 2 muaj para, Senati i UT ka miratuar këtë rregullore, ku përcaktohen të gjitha detajet se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë në garë, për pozicionin e Rektorit, Dekanit dhe Shefit të Departamentit. Sipas rregullores mësohet se kandidatët duhet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.

Deri tani nuk është depozituar asnjë kërkesë në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, por burime bëjnë me dije se tre profesorë do jenë kandidatë për Rektorë.