BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Aktualitet

Serbia klasifikon Shqipërinë e Kosovën si ‘potencialisht armike’/ Revista serbe publikon planifikimin për mbrojtjen kundër fqinjëve

Serbia klasifikon Shqipërinë e Kosovën si ‘potencialisht

Blerjet e muajve të fundit me armatime të rënda nga Serbia janë pjesë e një plani strategjik për të forcuar ushtrinë shumë herë më tepër se vendete tjera të rajonit të marra së bashku, ku si armike potenciale është përfshirë edhe Shqipëria.

Udhëheqja shtetërore serbe ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë. Sipas revistës serbe “Informer”, kjo strategji për herë të parë në dy dekadat e fundit përcakton drejtimet e zhvillimit të sistemit të mbrojtjes serbe. Në dokument theksohet se “ushtria jonë duhet të jetë më e fortë se të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve potencialisht armiqësore në rajon të marra së bashku”.

“Analizat tregojnë se tani jemi në rreth 65- 70% të fuqisë në raport me forcat e armatosura të kombinuara të Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, kjo nuk është mjaftueshëm mirë. Strategjia e re synon ta sjellë ushtrinë serbe në të paktën 110% të fuqisë ushtarake krahasuar me këto 4 vende në vitet e ardhshme”, shkruan kjo media, duke u bazuar në dokument.

“Vetëm nëse ushtria serbe është në gjendje të neutralizojë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive kërcënimet e të gjitha vendeve potencialisht armiqësore në rajon, mund të themi se ekziston një garanci afatgjatë për paqen tonë dhe stabilitetin. Vetëm nëse këto vende e dinë që një përplasje ushtarake me Serbinë do t’u shkaktonte humbje disproporcionale të mëdha, Serbia mund të planifikojë zhvillimin e saj shtetëror dhe shoqëror në planin afatgjatë. Prandaj vlerësohet se është e nevojshme që ushtria serbe të arrijë 110% të fuqisë, në teknikë dhe në personel të këtyre 4 forcave të armatosura potencialisht armiqësore në rajon”, thuhet ndër të tjera në draft-dokumentin strategjik, publikuar nga “Informer.rs”.

“Nuk është rastësi që ushtria jonë duhet të forcohet në atë masë që të mund të përputhet me të gjitha vendet e rajonit së bashku. Vendet nga mjedisi ynë po bashkohen kundër Serbisë politikisht dhe ushtarakisht dhe nuk po e fshehin më. Herë pas here, kroatët dhe shqiptarët e quajnë njëri-tjetrin ‘vëllezër në armë’ dhe kërcënime vijnë edhe nga BiH, ku ata vazhdimisht tundin armët e tyre. Prandaj ushtria serbe duhet të jetë aq e fortë sa të mund të organizojë mbrojtje kundër të gjithë atyre nga mjedisi që mund të bashkohen kundër nesh. Kjo është garancia më e mirë e paqes, kur askush nuk duhet të mendojë të na sulmojë”, shkruhet më tej. Sipas Në projektet afatgjatë të Beogradit zyrtar, Shqipëria klasifikohet si “armik”, bashkë me Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.