BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x
BREAKING NEWS

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek
x
BREAKING NEWS

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e
x
BREAKING NEWS

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë
x
BREAKING NEWS

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin
x

Aktualitet

SHBA: 3 milionë dollarë shtesë për reagim ndaj pandemisë së koronavirusit në Kosovë

SHBA: 3 milionë dollarë shtesë për reagim ndaj

Shtetet e Bashkuara, i ndanë Kosovës përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), 3 milionë dollarë shtesë ndihme emergjente për përballjen me pandeminë e COVID-19.

Në një njoftim të kësaj agjencie thuhet se “kjo ndihmë do të mbështes forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve themelore sociale.

Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të nxitur vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve me COVID-19, me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore”.

Njoftimi citon drejtoreshën e misionit te USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, të ketë thënë se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe janë veçanërisht të përqendruara në zvogëlimin e ndikimit të saj te kategoritë e margjinalizuara. Luftimi i një pandemie globale kërkon përkushtimin e secilit – prandaj, bëni pjesën tuaj të punës, lani duart, mbani maskë dhe vaksinohuni”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndihma financiare prej 3 milionë dollarësh i është shtuar veprimtarisë “Reagimi ndaj Pandemisë”, që zbatohet përmes UNICEF-it dhe është shtesë e ndihmës paraprake prej 5.1 milionë dollarësh që USAID-i zotoi për Kosovën gjatë pandemisë.

Në njoftim thuhet se që kur Kosova konfirmoi rastin e saj të parë me COVID-19, USAID-i ka punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetet, për të ngadalësuar përhapjen, për t’u kujdesur për të prekurit dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për të luftuar COVID-19.

Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7,750 komplete higjienike për familjet dhe 2,400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme. Programi “Reagimi ndaj Pandemisë” gjithashtu punon në avancimin e komunikimit dhe informimit publik lidhur me fushatat e parandalimit dhe vaksinimit kundër COVID-19 në vend, forcimin e sistemit të zinxhirit të vaksinave dhe funksionalizimin e qendrave të përkohshme të vaksinimit.

Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej, mbeten donatori më i madh dypalësh i sistemit shëndetësor të Kosovës në forcimin e reagimit ndaj COVID-19. Në fillim të pandemisë, Shtetet e Bashkuara siguruan 50 respiratorë fare të rinj dhe të papërdorur, si pjesë e një pakoje mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit si dhe uebinare online.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu dërguan pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termik për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

Rishtazi, USAID-i lehtësoi, në emër të qeverisë amerikane, shpërndarjen e 538,200 dozave të vaksinës Pfizer.

Më të lexuarat