BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Rajoni

SHBA delegacion 6-ditor në Kosovë, Grenell dhe disa zyrtarë të lartë takime pas paktit në Uashington

SHBA delegacion 6-ditor në Kosovë, Grenell dhe disa zyrtarë

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell sot viziton Kosovën. Pas bërjes së lajmit publik nga të gjitha mediat kryesore të Kosovës, Ambasada Amerikane në Prishtinë dha detaje lidhur me vizitën e të besuarit të presidentit Trump. Në njoftimin e bërë publik nga ambasada, një delegacion i qeverisë amerikane do të zhvillojë një tur vizitash që do të përfshijnë, Kosovën, Greqinë, Serbinë dhe Izraelin. Arsyeja e këtyre takimeve do të jetë diskutimi lidhur me zhvillimin ekonomik në këto vende. Në delegacionin me 13 persona do të marrin pjesë përveç zotit Grenell, shefi ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar të Shteteve të Bashkuara (DFDC), Adam Boehler që është edhe drejtuesi i delegacionit, zëvendës administratori për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Bonnie Glick, president dhe kryetar i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) Kimberly Reed, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë të SHBA. Vizitat do të kenë një kohështrirje prej gjashtë ditësh, nga 20 shtatori në 25 shtator. “Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat. Udhëtimi i delegacionit vjen pas Marrëveshjeve historike midis Izraelit, EBA dhe Bahrejnit dhe marrëveshjes së normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. DFC, banka e zhvillimit të Amerikës, lehtëson investimet e sektorit privat dhe ofron një alternativë parimore të financimit ndaj regjimeve autoritare. DFC punon ngushtë me USAID, EXIM dhe agjencitë e tjera qeveritare për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA përmes mjeteve të saj të financimit”, sqarohet në njoftimin e ambasadës.

Fokusi ekonomik

Në njoftimin e djeshëm lidhur me këto takime, ambasada amerikane në Prishtinë bën me dije se delegacioni do të çojë përpara investimet strategjike që mbështesin shumëllojshmërinë e furnizimeve dhe forcojnë pavarësinë e energjisë në rajon. “Korporata e Zhvillimit Financiar të Shteteve të Bashkuara do të hedhë bazat për hapjen e një zyre në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike në rajon. DFC dhe EXIM së fundmi nënshkruan Letrat e Interesit me Serbinë dhe Kosovën për të ndihmuar financimin e projekteve të rëndësishme të identifikuara në marrëveshjet e 4 shtatorit. Delegacioni gjithashtu do të vlerësojë mundësitë për të zgjeruar investimet në rajon për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik në Lindjen e Mesme”, përfundon njoftimi. Ndërkohë një vizitë në Kosovë nga një delegacion i qeverisë amerikane me qëllim negocimin për marrëveshjen e arritur në 4 shtator në prani të presidentit amerikan Donald Trump, është paralajmëruar edhe nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Sakaq një njoftim i zyrës së shtypit të Kryeministrisë, kanë konfirmuar zhvillimin e këtij takimi. “Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler. Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes”, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovë. Të mërkurën i besuari i Trump do të niset drejt Serbisë në vazhdimin e agjendës.