BREAKING NEWS

Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë / Zbardhet lëvizja urgjente e SPAK

Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë /
x

Aktualitet

SHBA-ja mesazh të fortë për të rinjtë shqiptarë: Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm, ngrini zërin për...

SHBA-ja mesazh të fortë për të rinjtë shqiptarë:

 Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sjellin ndryshime pozitive kur të tjerët nuk e bëjnë.

Në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP të organizuar nga Ambasada morën pjesë nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë, të cilët drejtuan fushata të suksesshme të përqëndruara në barazinë gjinore, mjedisin dhe median sociale, me anë të së cilave sollën një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre dhe frymëzuan edhe bashkëmoshatarët e tyre për të sjellë ndryshim në shoqëri.

'Ju nxis të gjithëve që të vazhdoni të gjeni zërin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, vazhdoni të sillni ndryshime pozitive në komunitetet tuaja dhe vazhdoni të merrni përgjegjësi kur të tjerët të mos ta bëjnë këtë. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, zëri i të cilit do të jetë një ditë përgjegjësia juaj', tha Specialisti i Menaxhimit të Informacionit Roy Timberman, gjatë fjalës së tij në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP në Këndin Amerikan në Tiranë.