BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Aktualitet

SHBA paralajmëron zgjerimin e "listës së zezë" pas Llallës, Doshit dhe Dakos, trondit me deklaratën gazetarja: Ju tregoj zyrtarët që nuk do të shpëtojnë nga ndjekja

SHBA paralajmëron zgjerimin e "listës së zezë" pas

Vetëm pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video ku tregon emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptarë që iu ndalohet hyrja në SHBA.

Gazetarja Keti Banushi tha se pjesë e kësaj liste të Ambasadës Amerikane për shpalljen “non grata”  mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë.

“Të paktën 3 personazhet publike që kanë dalë sot, nuk është një lajm i ri është thënë edhe më herët, ish-prokurori i përgjithshëm dhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit janë duke u hetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe dosjet e tyre do t'i kalojnë padyshim SPAK-ut, sepse kanë vepra që i kalojnë këtij institucione. Ndërsa në lidhje me zyrtarë të tjerë dyshoj se mund të ketë gjyqtarë dhe prokurorë. Në veting disa herë kanë dalë edhe raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun dhe një nga pikat ka qenë edhe refuzimi i vizës amerikane për shkak të informacioneve që ata kanë pasur. Por edhe zyrtarë të tjerë që dyshohet se kanë kryer shpërdorim detyre ose korrupsion”, tha ajo në Ora News.

Ajo tha se këta zyrtarë nuk do të shpëtojnë nga ndjekja.

“Mesazhi është i qartë. Krijimi i SPAK, pasi bëhet fjalë për zyrtarë që janë kompetencë e SPAK. Pra sado që vonohet ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këta zyrtarë nuk do të shpëtojnë nga ndjekja. SPAK mund të krijohet këtë vit, mund të krijohet vitin tjetër, muajin tjetër. Por me këtë mesazh ambasada ka dashur të përcjellë faktin që të vijojnë të ndiqen të gjithë”, tha Banushi.

Më të lexuarat