BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Shefi i Urgjencës Kombëtare jep ‘lajmin e keq’: Brenda 2-3 javësh do të rriten...

Shefi i Urgjencës Kombëtare jep ‘lajmin e keq’: Brenda 2-3

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se në këtë periudhë janë shtuar thirrjet për Covid, vizitat në banesë si dhe ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spital.

“Patëm disa ditë që qendrën e Urgjencës Kombëtare ishin zero kërkesat për tampon, tani kanë filluar janë rritur, 7-15 në 12 orë. Po vihet re edhe një rritje e lehtë e shtrimeve në spital. Nëse këto kohë kishim 10-12 tani kanë shkuar deri në 20 numri i të shtruarve në ditë.”-tha ai.

Brataj thotë se kurba e infektimeve do të vijojë ngjitjen për të arritur pikun në javën e tretë të majit. Kjo do të ndihet veçanërisht në zonat rurale të paprekura më parë nga virusi.

“Tubimet dhe grumbullimet më të mëdha u bënë ditët e fundit dhe duhen 2-3 javë për të parë se sa do te jetë rritja. Kuptohet që do të ketë një rritje fiziologjike më të vogël se herët e tjera, por mosrespektimi i masave po e tregon më së miri këtë.”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare shprehet kritik ndaj të gjitha forcave politike të cilat shpërfillën masat anti-Covid, në fushatë, për zgjedhje por edhe gjatë tubimeve festive.

“Këtë muaj pati shkelje nga të gjitha palët, nga të gjitha format gjë që do të vërtetohet ditët në vijim. Ne specialistët nuk mund të bëjmë më shumë se sa të këshillojmë dhë të informojmë se në këto situata rrezikojmë shëndetin tonë.”

Skënder Brataj sqaron se vala e pritshme në maj nuk do të jetë më agresive se të parat, pasi një numër i konsiderueshëm e kanë kaluar koronavirusin dhe për disa kategori po vijon vaksinimi për imunizimin artificial. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për mutacionin indian, agresivitetin dhe transmetueshmërine e tij, variant që ka mbërritur tashmë në Itali dhe Greqi.

Më të lexuarat