BREAKING NEWS

“Nuk jam i kënaqur as me veten time jo më me...”/ Reagon Rama me tone të forta pas takimit me drejtuesit politikë, tregon çfarë u diskutua dhe vendimet e marra

“Nuk jam i kënaqur as me veten time jo më me...”/ Reagon
x

Aktualitet

Shembja e skelës i mori jetën, miqtë e 31-vjeçarit mesazh të ndjerë: Na le në moshën më të bukur!

Shembja e skelës i mori jetën, miqtë e 31-vjeçarit mesazh

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë" skela në të cilin kishte javë që punonte, u shemb!

Ai u largua nga kjo botë parakohe, në moshën 31-vjeçare, teksa po fitonte me djersë, në të tërë kuptimin e fjalës, paratë për t'i siguruar familjes së tij një jetë në kushte normale. Një djalë i sjellshëm, i urtë, fjalëpakë, por punë shumë, e përshkruajnë qytetarët e Gramshit, djalin "e tyre". Në faqen e madhe në rrjetet sociale të këtij qyteti, ata kanë shkruar një mesazh ngushëllimi, teksa mësohet se varrimi i tij do të nesër në orën 11:00.

"Krejt papritur dhe në moshën më të bukur, u nda nga jeta bashkëqytetari ynë Ergys Shkelqim Brahimi. Nga sot qytetit tone do t’i mungojë një njeri i urtë, i sjellshëm, fjalëpaktë e punë shumë. Do t’i mungoje një i ri që, për aq sa jetoi, diti të ec guximshëm në rrugën e vështirë të jetès. Ergysi punoi pa kursyer asgjë, sepse puna ishte virtyt i bekuar prej Zotit vet. U prehtë në paqe shpirti i Ergysit dhe ngushëllime prindërve, motrave dhe familjareve te tij! Lamtumire, shoku yne Ergys! Varrimi behet nesër në orën 11.00 dt. 18.08.2019", shkruhet në faqen e qytetit të Gramshit.

Më të lexuarat