BREAKING NEWS

"Pas 5 qershorit i hedhim në llogari paratë edhe për ata që nuk kanë aplikuar"/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm

"Pas 5 qershorit i hedhim në llogari paratë edhe për ata
x

Aktualitet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton kthesën e beftë të motit: Nga dita e enjte....

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton kthesën e beftë të

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se nga dita e nesërme moti do marin një tjetër kthesë, do nisin vranësirat dhe reshjet e shiut. Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të ndryshojnë ditën e nesërme. Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC
zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

 

Më të lexuarat