BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Aktualitet

Sherr masiv mes 25 të rinjve në Elbasan, raportohet për disa të plagosur

Sherr masiv mes 25 të rinjve në Elbasan, raportohet për disa

Një sherr masiv raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, në zonën e quajtur si “lagja e kinezëve”.
Sipas informacioneve të para, në sherr janë përfshirë 25 të rinj, pjesa më e madhe e tyre banorë të zonës në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa disa prej tyre raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ka qenë një makinë dhe një furgon me xhama të zinj që kanë shkuar në “lagjen e kinezëve” dhe aty kanë nisur të konfliktohen me të rinj të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Elbasanit dhe kanë shoqëruar një numër të lartë personash të përfshirë në sherr. Fillimisht, të rinjtë që po konfliktoheshin kanë tentuar të dhunojnë dhe efektivët.

Banorët e lagjes kanë thënë se aty janë dëgjuar dhe të shtëna armësh, por deri më tani Spitali i qytetit nuk konfirmon asnjë person të plagosur me armë zjarri, por vetëm me sende të forta.