BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Aktualitet

Sherr me thika në mes të lokalit, Policia del me njoftim zyrtar, zbardhen arsyet e plagosjes së rëndë, çfarë konstatoi grupi hetimor

Sherr me thika në mes të lokalit, Policia del me njoftim zyrtar,

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mesditën e sotme në Vlorë. Zënka për motive pronësie ndodhi mes dy personave, njëri prej të cilëve nxori thikën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën transballkanike, ku dy personat po konsumonin kafe.

Muço Malaj është emri i të lënduarit i cili raportohet se ka marrë dy plagë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës.

Policia sakaq ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.