Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sherr në burg/ Gjykata pezullon gardianin dhe izolon në qeli të veçantë të burgosurit, avokati: Veizi ka vënë një aparat në zemër, nëse përfshihet në situata të tilla rrezikon jetën (Ç'tregojnë kamerat?)

Postuar: 21/10/2019 - 13:02

Pak ditë më parë u raportua për një konflikt të rëndë fizik mes të burgosurve në burgun e Rrogozhinës. Gjykata e Fierit ka vendosur masën 3 muaj izolim për të burgosurit. Vilson Veizi dhe Endrit Goga, kanë qenë dje të pranishëm në Gjykatë. Endrit Goga, mësohet se e ka pranuar që i ka gjuajtur me grusht të dënuarit Bajram Myftaraj, ndërsa Veizi refuzoi që të kishte gjuajtur.

Avokati i këtij të fundit është shprehur gjatë seancës se Veizi mund të ketë qënë i pranishëm momentin e sherrit, por ai ka vënë një aparat në zemër dhe ajo nuk e lejon që të përfshihet në situata të tilla pasi rrezikon jetën.

Ndërkohë, prokurori është shprehur se ngjarja për të cilën janë akuzuar dy të dënuarit është e dokumentuar me prova, pasi janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.

Në përfundim, prokurori vendosi që Vilson Veizi dhe Endrit Goga, të mbylleshin për 3 muaj në qeli izolimi të veçantë.

I gjithë sherri ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administrativ nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 14:39

Qindra qytetarë braktisën banesat e tyre nga frika e lëkundjeve, ndërsa iu drejtuan hoteleve, fjetën në makinë apo dhe u larguan në qytete të tjerë.

Postuar: 06/12/2019 - 13:55

Pas tërmetit të tmerrshëm që kaloi vendi jonë, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi qindra

Postuar: 06/12/2019 - 13:41

Një çift shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në banesën e tyre u gjetën pa

Postuar: 06/12/2019 - 13:37

Inxhinieri Erion Softa ka deklaruar se krahas ekspertëve të qeverisë duhet edhe firmat të ndërtim