BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Aktualitet

Sherr në mes të Durrësit/ I ngul kaçavidën shokut, arrestohet i riu

Sherr në mes të Durrësit/ I ngul kaçavidën shokut,

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës.

Mësohet se dy të rinj janë zënë tek tregu blegtoral pranë pallatit të sportit Ramazan Njala dhe ka mbetur i plagosur njëri prej tyre me kaçavidë.

Raportohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Ende nuk bëhen me dije emrat e të rinjve dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit, ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.