BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Aktualitet

Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan keq, jepet vendimi për 3 vëllezërit

Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e

Dy ditë më parë në Berat u raportua një ngjarje e rëndë, ku tre shtetas tentuan t'i merrnin me forcë armën e shërbimit. 

Bëhet me dije se janë lënë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy, ku dhunuan një polic dhe tentuan t'i merrnin armën.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt  tre personat që u lanë sot në burg si dhe vëllai tjetër i tyre, Armando Marini që është shpallur në kërkim. Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. Polici ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.