
“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2022

Biznesmeni Sotiraq Naçi i ftuar në emisionin ‘Shqip’ rrëfeu historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij. Sotiraq Naçi tregon si e gjeti veten në pranga në vitin 1997 bashkë me grupin e Xhaferrit dhe si i shpëtoi burgut pas hetimit profesional të atij që sot është kreu i SPAK Arben Kraja, i cili në atë kohë ishte prokurori i çështjes së Sotiraq Naçit.
“Shkova në SHBA për të sistemuar vajzën me shkollën, por kur u ktheva në Shqipëri, 12 SHIK-sa bastisin shtëpinë time dhe më arrestojnë. Më arrestuan bashkë me grupin e Rrapush Xhaferrit me akuzën për përvetësime dhe spekulime të mëdha në popull. Në atë foto jemi me pranga të dy, bashkë ishim në autobus. Nuk kisha asnjë firmë piramidale. Madje paratë e shtëpisë i futa te Xhaferri. Unë isha i arrestuar bashkë me Xhaferrin, i cili ndërkohë më kishte marrë paratë. SHIK-u ishte ai që bëri gjithçka, donin edhe të më eliminojnë fizikisht. Llumi ishte SHIK-u i Berishës. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë. Ka pasur njerëz të mirë edhe në polici dhe prokurori në atë kohë. Prokurori i çështjes time në atë kohë ishte Arben Kraja që sot është kreu i SPAK, nëse doni mund ta verifikoni historinë time. Arben Kraja pasi verifikoi të gjitha dokumentat, madje thirri edhe drejtorin që mblidhte paratë e Xhaferrit, një Skënder Strazimiri sepse ai nuk e dorëzonte bllokun e regjistrimit të parave, i cili thoshte kjo është mbrojtja ime dhe humbas jetën dhe këtë nuk e dorëzoj. I lutem Skënderit që të vijë në shtëpinë time që të bënte takimin me Arben Krajën dhe ashtu u bë, e pranoi edhe Arbeni që takimin ta bënin aty për të verifikuar të gjithë dokumentet. Pasi u bë verifikimi i regjistrave dhe përputheshin me mandatet që kisha ruajtur unë. Në këto kushte Arben Kraja pasi bëri të gjitha verifikimet, kaloi 1 muaj dhe më thërret në zyrë, sepse nuk më lejonte të dilja nga shtëpia pasi më kishte thënë nëse ti del nga shtëpia të fusin në burg dhe nuk del dot pa mbaruar çështja, kështu që qëndroja në shtëpi. Pra Kraja më thirri në zyrë dhe më jep aktin dokumentin e pafajësisë së plotë. Kraja më thotë je i pafajshëm dhe nuk vërtetohet asnjë akuzë ndaj teje dhe kështu që je i lirë. Ka pasur njerëz të mire ne polici dhe prokurori dhe në atë kohë, llumi ishte SHIK-u i Berishës.”, u shpreh Sotiraq Naçi.
Më të lexuarat


Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Zbardhen detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Shkozet, plagosen dy persona, reagon Policia

Bregdeti i Shëngjinit i “zverdhur” ka frikësuar turistët/ Flasin ekspertët për fenomenin e pazakontë

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

“Kam qëlluar me breshëri ndaj tij, kam parë një femër në makinë.../ ‘Killeri’ Henrik Hoxhaj tregon një tjetër ngjarje të bujshme, del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës dhe zbërthen gjithë skenën

“I çova byrek me spinaq, gatuar nga nëna ime”/ Atentati i fundit, zbardhet dëshmia: Si Nuredin Dumani kuptoi se e tradhtuan

DËSHMIA tronditëse/ Porosia e Erion Alibejt pasi i vranë vëllanë, Henrik Hoxhaj tregon detajet e frikshme, tregon shumën 90 mijë euro për eliminimin e këtij personazhi të njohur: Ja si e kryem “punën” dhe ku i fshehëm provat

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

“Duhej të vritej djali i tij mashtrues, por...”, i penduari i drejtësisë hap 'thesin', tregon si u tentua ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë: Ma kërkoi Dumani, mbetet mister...

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme
